Daut Haradinaj: Prishtinës po ja ofroj ekipin dhe projektet që do mbahen në mend!

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shpalosur disa pjesë të programit të tij dhe planet që i ka për kryeqytetin. Ai tha se Prishtinës i duhet një kryetar që merr vendime dhe nuk i nënshtrohet askujt. Haradinaj, foli edhe për Ligjin për Prishtinën dhe rëndësinë e tij drejt kryeqytetit.

“Prishtinës i duhet një kryetar vendimmarrës dhe që nuk i nënshtrohet askujt. Shpend Ahmetin nuk mund ta kritikoj, unë flas për të ardhmen se çka mund të bëjë, duke filluar nga zbatimi i ligjit për kryeqytetin. Me këtë ligj do përfitonte shumë qytetari duke filluar nga themelimi i policisë së kryeqytetit, Pallati i Rinisë, ndërtimi i hapësirave të veçanta sportive, e pastaj te kultura e shumë tema tjera”, tha Haradinaj.

“E kemi edhe spitalin e përgjithshëm të kryeqytetit, në Llukar ku është një hapesirë perfekte. Lidhet me unazën e kryeqytetit, ka qasje të shpejtë sepse lidhet me rrugën A. Është vend ideal edhe për shkak të kushteve të favorshme që i ofron. Prishtina ka nevojë për këtë spital sepse mbi gjysëm milioni banorë nuk e kanë një të tillë ndërsa, qytetet e tjera të mëdha e kanë një spital të tillë”, tha ai. Më tej Haradinaj tha sepremtimet e tij nuk do t’i lë vetëm në letër po do t’i përfundojë ato.

“Për dallim nga të tjerët, unë planet nuk i lë vetëm në diskutim, mirëpo edhe i perfundoj ato. Prishtina nuk është vetëm në qendër. Nëse dilni në lagjet e tjera shihni sa shumë kanë degraduar ato pjesë, pa kurrfarë përkujdesje nga Komuna. Nëse flasim për projektet kapitale të brendshme, ka shumë probleme”, tha Haradinaj. Haradinaj ndër të tjra tha se një rëndësi të veçantë do t’i kushtojë edhe sigurisë së banorëve të komunës së Prishtinës. Po ashtu ai tha se është duke u punu në harta ku janë duke punuar në këtë drejtim ekspert të çështjes.

“Policia e kryqytetit rritë sigurinë tek qytetarët e Prishtinës, ku parashihet secila lagje të i ketë nënstacionet për mbikëqyrje” “Në harta, është duke u punuar një sistem i cili eshtë analizu dhe e kanë projektuar ekspert te shumtë”, tregoi ai. Haradinaj më tej foli për projektin Hyjnesha e Prishtinës. “Është mendu të ketë një qendër për prezantim të inovacionit nga ana e të rinjëve, pra njëlloj qendre inovative, ku të rinjte shprehin talentin e tyre. Nderkaq kryeqyteti do ta kishte simbolin e vet. Vendi ku do të vendoset do jetë pranë pallatit të rinisë. Në një pikë strategjike ku do të shihej nga të gjitha pjesët Haradinaj tha se pjesa tek Pallati i Rinisë është një vend për të ardhur keq, ku shfrytëzohet për konsumim droge dhe kushtet aty për lokale jan të pafavorshme. Është një pamje mizerje, është shndërru në një vend për konsumim droge, nuk ka kushte të favorshme për lokalet që gjenden aty. Duhet urgjentisht me ndërhy aty, përndryshe në këtë gjendje që është nuk ofron kushte minimale për qytetarët”, tregoi Haradinaj.

Një tramvaj mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të ju lehtësonte jetën qytetarëve.

“Më herët është paraparë tramvaji që do lidhte dy qytetet. Kjo do lehtësonte jetën në qytet, sepse shumë qytetarë që punojnë në Prishtinë jetojnë në Fushë Kosovë”, tha Haradinaj. Duke folur për projektet në Prishtinë si dhe garën e tij, Haradinaj tha se ka hy në garë për të fituar dhe po I ofron kryeqytetit ekipin dhe projektet që do të mbahen në mend.

“Jemi duke punuar seriozisht për fitoren në Prishtinë. Nëse unë jam i ardhur, atëherë 80 për qind e njerzëve këtu i bie që janë të ardhur. Unë nuk jam i huaj, jetoj në Prishtinë që shumë vite. Më shumë se disa turistë që vijnë këtu vetëm për të garuar. Nuk kam hi ne garë për garë por me fitu, duke i ofruar Prishtinës ekpin dhe projektet që do të mbahen në mend”, tha Haradinaj. “Prishtinës do të ja ndërtoj pishinën olimpike, pasi që është i vetmi vend që nuk ka një të tillë”, shtoi ai. Haradinaj ndër të tjera tha se kandidati i LDK-së Përparim Rama nuk po duket se është apolitik siç është shprehur. “Nuk po doket që është bash apolitik. E pash në disa fotografi me Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin”, tregoi ai Krejt në fund Haradinaj tha se “Nëse e marrin si mostër të qeverisjes VV-në në Prizren, nuk është shembull për tu krenuar.