Daut Haradinaj prezanton aderimin e radhës në AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për një aderim të ri në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Fjala është për referin e mirënjohur të futbollit, Bajram Shillova.
Ai cilësohet nga arbitrat më të njohur në Kosovë dhe ka referuar në mijëra ndeshje futbollistike anekënd Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot në Lipjan takova referin e mirënjohur, Bajram Shillovën, i cili iu bashkua AAK-së. Na priftë e mbara!