Kandidati për asamble të Prishtinës nga AAK, Agon Hana, përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook ka thënë se më në fund u aktualizua tema e lagjes Arbëria, ku tani pas 20 vitesh është bërë pjesë e çdo debati në mes të qytetarëve të Prishtinës.
Sipas Hanës, programi i Daut Haradinajt për lagjen Arbëria plotëson të gjitha kërkesat e banorëve të kësaj lagje.
“Banorët e lagjes Arbëria kanë kërkesë të madhe për auto-ambulancë, automjet të zjarrfikësve, automjet për pastrimin e borës si dhe ndër të tjera edhe teleferikun. Të gjitha këto kërkesa veçse janë pjesë e planprogramit të z. Daut Haradinaj e të cilat kanë për t’u plotësuar me decentralizimin buxhetor të lagjeve”, tha Hana.
Postimi i plotë i Hanës:
Lagjja Arbëria, temë kyçe e fushatës për Prishtinë, qëllimi u arrit!
Më në fund u aktualizua tema e lagjes Arbëria, tani pas 20 vitesh është bërë pjesë e çdo debati në mes të qytetarëve të Prishtinës.
Banorët e lagjes Arbëria kanë kërkesë të madhe për auto-ambulancë, automjet të zjarrfikësve, automjet për pastrimin e borës si dhe ndër të tjera edhe teleferikun. Të gjitha këto kërkesa veçse janë pjesë e planprogramit të z. Daut Haradinaj e të cilat kanë për t’u plotësuar me decentralizimin buxhetor të lagjeve.
Me këtë postim i lus të gjithë kandidatët për Asamble Komunale, që kërkesat e banorëve, çfarëdo qofshin ato, t’i adresojnë në partitë e tyre. Kështu ruhen interesat e çdo lagjeje. Nuk duhet të lejojmë që Komuna e Prishtinës të mos shfrytëzojë tërësisht buxhetin vjetor dhe ta kthejë atë prapa.

#eparaprishtina #punamare
121
50![]()