Daut Haradinaj me postim emocional pas takimit me Avdi Sokolin, burrin që priti Luanin e vrarë në ’97-tën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka takuar Avdi Sokolin, burrin nga Vlahna e Hasit të Krumes, i cili në vitin 1997 e ka pritur Dëshmorin e Kombit, vëllain e Dautit, Luan Haradinajn e vrarë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me një burrë të veçantë nga Vlahna e Hasit të Krumës së Shqiperisë, Avdi Sokolin, i cili në 97-ën priti Luanin e vrarë, së bashku me shumë heronjë të tjerë që ranë nëpër beteja.

Baca Avdi me urtësinë e tij dhe djemve të tij, u bënë krah i fortë i luftës për liri.

Ai sot edhe pse i shtyrë në moshë, vazhdon të jetë njeri i veçantë, me fjalë pak dhe burrëror, ashtu siç e njoha shumë vite me parë.

Për të dhe familjen e tij, e mbarë Hasin do të ketë respekt të perjetshëm!

DH