Shefi i GP të AAK-së

Daut Haradinaj i uron shërim të shpejtë Vjosa Osmanit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me coronavirus. Këtë lajm e ka bërë vetë Osmani përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

E për këtë ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i cili i ka uruar Osmanit shërim të shpejtë.

“I uroj shërim të shpejtë Presidentes në detyrë, znj.Vjosa Osmanit. Poashtu të gjithë qytetarëve që janë prekur nga ky virus”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/3378115892241515/?d=n