Daut Haradinaj: Heronjve të ditëve të sotit, mjekëve, policëve… qeveria ua ndali rritjen e pagave

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme për buxhetin, po ashtu pati kritika për situatën e krijuar.

Ai tha se në Viti dhe Klinë, që janë në karantinë, nuk ekzistojnë as gjërat elementare.

“Aleanca do të përkrahte ndonjë fond që është i ndarë nga projekt buxheti. Ndërsa buxheti është masakër që nuk është lënë asnjë projekt pa prekur. Sot shumica e kolegëve të mi që janë mjekë kanë marrë thirrje nga qytetarët ku ende nuk është parë dora e shtetit. Nëse e shihni si funksionojnë në Klinë apo Viti nuk i kanë as gjërat elementare. Nëse ka ndonjë fond të veçantë për krizën me virusin Aleanca është për”, tha Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se heronjë të vërtetë të ditëve që po kalon Kosova janë mjekët dhe infermierët, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu ai tha se punë heroike po bëjnë edhe policët dhe emergjencat. Mirëpo, ai pati edhe kritika për qeverinë akuale e cila ua ndërpreu rritjen e pagave ashtu siç e kishte miratuar më herët ish qeveria Haradinaj.

“Heronjë të vërtetë të ditve të sotit janë mjekët, infermierët, policët, emergjencat

dhe gjithë ata qe po kontribuojnë sot, e që qeveria nuk ua rriti pagat me ligjin e paraparë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/