Daut Haradinaj falënderon të gjithë kolegët deputetë për bashkëpunimin

Shefi i Grupit Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka falënderuar të gjithë kolegët deputetë për bashkëpunimin në frymë demokratike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e parakohshme po afrohen dhe se ato do të jenë demokratike sepse sovrani dhe institucionet e kanë dëshmuar këtë kulturë.

“Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, ata më të cilët kishim bashkëpunim shumë të mirë, por dhe ata me të cilët kishim mospajtime, e gjithë kjo në frymën demokratike dhe në të mirën e vendit. Deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat padyshim që do jenë demokratike sepse Republika e Kosovës, sovrani dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar këtë kulturë, ju dëshiroj shëndet e çdo të mire”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës. Duke ju falënderuar përzemërsisht për besimin e dhënë me votën tuaj, ju tashmë e dini që mandati po i kthehet sovranit. Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, ata më të cilët kishim bashkëpunim shumë të mirë, por dhe ata me të cilët kishim mospajtime, e gjithë kjo në frymën demokratike dhe në të mirën e vendit. Deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat padyshim që do jenë demokratike sepse Republika e Kosovës, sovrani dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar këtë kulturë, ju dëshiroj shëndet e çdo të mirë. Na priftë e mbara!