Daut Haradinaj: Do të jem kryetar i të gjithëve pa dallim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në facebook është zotuar se si kryetar i Prishtinës menjëherë do të fillojë punën për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në kryeqytet si dhe implementimin e projekteve të tij për Prishtinën.

Gjithashtu, Haradinaj theksoi se si kryetar i Prishtinës do të jetë i të gjithëve pa dallim. ‘Dyert e Komunës tuaj dhe tonë, do të jenë të hapura 24/7, në shërbimin tuaj’, theksoi Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Unë Daut Haradinaj ju jap fjalën që menjëherë si Kryetar i Prishtinës do të filloj punën për:

1. Barazinë e lagjeve në ndërtim e nuk do të lejoj që të diskriminohet Kodra e Trimave, Bregu i Diellit dhe lagjet e tjera;

2. Trajtimin dinjitoz të pensionistëve duke ju mundësuar barnat esenciale falas dhe pleqëri të qetë;

3. Rregullimin e pjesës së vjetër të Prishtinës;

4. Parkun Liria në Arbëri duke ruajtur kujtimin me drunj për të gjithë të rënët në luftën e fundit;

5. Rregullimin e Qendrës së Kulturës në Hajvali;

6. Rregullimin e Morgut dhe themelimin e kuzhinës për qytetarët si raste sociale dhe mbulimin e ceremonive mortore për qytetarët e Prishtinës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame;

7. Dyfishimin e buxhetit për klubet sportive;

8. Hapjen e Zyrës për Vlera të Luftës, dhe rregullimin e komplekseve memoriale; Do të jem kryetar i të gjithëve pa dallim! Dyert e Komunës tuaj dhe tonë, do të jenë të hapura 24/7, në shërbimin tuaj.

#eparaPrishtina #punamarë