Data e zgjedhjeve/ Osmani pret Mimoza Kusari-Lilën

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdë e takimeve me përfaqësues të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka pritur në takim, kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Osmani sot pritet të përmbyllë ciklin e takimeve, ku më pas pritet të marr vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.