Dastid Pallaska: Albin Kurti po e pengon bashkimin e shqiptarëve

Mbrëmë analisti, Dastid Pallaska ishte i ftuar në “T7” ku diskutua në lidhje me fushatën elektorale të partive politike.

Në thelb u diskutua për Albin Kurtin dhe botëkuptimet e tij të paraqitura publikisht mbi idenë e Bashkimit Kombëtar, ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, transmeton Ballkani.info.

Pallaska tha ndër tjerash se Bashkimi Kombëtar po ndodhë natyrshëm, është Albin Kurti ai i cili po e pengon këtë bashkim në mes shqiptarëve.

“Është Albin kurti i vetmi politikan që po e pengon bashkimin e shqiptarëve duke i manipuluar masat, bashkimi ka filluar të ndodhë dhe ai është i natyrshëm”, tha Pallaska.

Dastid Pallaska ishte jashtëzakonisht kritik ndaj Kurtit duke e quajtur të rrezikshëm për Kosovën pasi sipas tij “shpëtimtarët” e pretenduar dinë të jenë shkatërrues. /Ballkani.info/

loading…