Dasmë në Pejë me tupana e surle! VIDEO

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast i ka prezantuar masat e reja lehtësuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Ai ka bërë të ditur se nga dita e enjte (28 maj, 2020), qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga 5:00 deri më 21:00.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm duke përdorur maskat dhe duke mbajtur distancën sociale.

Por kjo kërkesë e ministrit në detyrë, duket se nuk iu ka bërë përshtypje disa personave në Pejë.

Klan Kosova ka siguruar një video nga lagjja “Fidanishte” ku shihet një grup njerëzish duke vallëzuar nën tingujt tupanit.