‘Dashuria’ e Aro Muric me Sterling bëhet virale

Arijanet Muric dhe Raheem Sterling kanë raporte shumë të mira shoqërore mes vete.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës dhe ylli i Anglisë ishin të dy bashkëlojtar tek kampioni i Premierligës, Manchester City.

Edhe pse në këtë sezon, Muric është huazuar në Championship te Nottingham Forest, shoqëria dhe raporti i tyre i mirë mes vete ende ekziston.

Kjo u pa edhe gjatë dhe pas ndeshjes së zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit në mes të Kosovës dhe Anglisë.

Gjatë ndeshjes, Sterling lëshoi një rast, por në ngushëllim i doli pikërisht portieri i Kosovës, Muric, i cili e përqafoi atë duke i dhuruar edhe një puthje në faqe.

Megjithatë, kjo nuk është video e vetme që është bërë virale pasi raporti i tyre u mirë u pa edhe në një video tjetër.

Në fund të ndeshjes dyshja e Cityt përshëndetën njëri-tjetrin, ndërsa Sterling tallet paksa duke i përkujtuar Muricit se i ka shënuar gol me kokë.

Muric dhe Sterling u panë edhe në tunelin e stadiumit teksa shkëmbyen fanellat mes vete.

loading…