“Dashuri” nga Estto dhe NRG Band

Estto i ka bashkuar forcat me djemtë e “NRG Band” për ta realizuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Dashuri” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale. Vet Estto e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.

Producenti Alandy qëndron prapa realizimit të kësaj kënge që ka ardhur me ‘beat-in’ nga blvk Beats.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Black Fish Entertainment që e xhiruar videoklipin.

“Honey” është një prej këngëve më të fundit të “NRG Band”, derisa Estto e kishte publikuar “Krejt t’i fala”.