Eksperti i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka folur për manovrën e fundit të NATO-s me 90 mijë ushtarë.

“Praktikisht, kjo është edhe manovra më e madhe që nga Lufta e Ftohtë, dhe me këtë NATO-ja po e tregon vigjilencën e saj në gjithë Evropën, praktikisht edhe në të gjithë botën, ku në mënyrë indirekte po i tregohet edhe Rusisë që ne jemi të gatshëm dhe nuk do ta lejojmë destabilizimin e Evropës ashtu siç po e kërkon presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, ka thënë Dashevci për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Dje ka filluar ky ushtrim. 90 mijë ushtarë ku do të dislokohen në shumë vende të Evropës duke pasur parasysh edhe Letoninë, Lituaninë ,Poloninë dhen jë pjesë të Moldavisë por edhe në disa pjesë të Ballkanit siç është Maqedonia me 90 mijë ushtarë, me shumë aeroplanë me sunumë auto-tankë dhe një aeroplan-mbajtëse, me një flotë të tërë a të aeroplanëve aty kudo do të demonstrohet një ushtrim i paparë deri më sot”.