Dardan Molliqaj e quan Kurtin lider autoritar
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj thotë se paraqitja e djeshme e Albin Kurtit ishte me paramendim.
Molliqaj shtoi se Kurti e ka ditur që kjo paraqitje do të krahasohet me paraqitje të diktatorëve e liderëve autoritarë dhe pikërisht për këtë arsye, ka zgjedhur që ta bëj.
Postimi i plotë:
Albin Kurti nuk e bëri sot paraqitjen ”simbolike” prej një lideri autoritar gabimisht apo pa i menduar mirë efektet e saj. Veproi me paramendim.
Ai e ka ditur që kjo paraqitje do të krahasohet me paraqitje të diktatorëve e liderëve autoritarë. Dhe pikërisht për këtë arsye, ka zgjedhur që ta bëjë. Sepse ai edhe me vendime e edhe me simbolika, po e promovon vetën si të tillë.
E kemi thënë edhe më herët: një prej dallimeve në mes pushtetit popullist me mendësi totalitare dhe pushtetit të vjetër, është fakti që i pari i bën të gjitha veprimet e të vjetrit, veçse tash publikisht dhe pa i mohuar. Punëson militantë partie nëpër borde. Publikisht. Duke e arsyetuar. Ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Prapë publikisht dhe pa e fshehur.
Sot, Albin Kurti nuk po e mohon më autoritarizmin. Tash ka kaluar në fazën e promovimit të tij. Në të njëjtën mënyre si të gjithë liderët tjerë autoritar. Publikisht.