Dalloni cilat janë simptomat e alergjisë nga dielli dhe si shërohet

Njihni simptomat e alergjisë nga dielli.

Shumë njerëz mendojnë se është thjesht një sukrep, por qe kur shfaqet dhe çfarë ndihmon.

Ekzistojnë disa lloje alergjish nga dielli, por njëra ndër më të shpeshtat është e ashtuquajtura “sukrep polimorf i dritës”, të cilën e përbëjnë 70 për qind e të gjitha llojet e sukrepit të lëkurës të shkaktuara nga dielli, theksojnë ekspertët e Harvardit.

Në këtë rast, qelizat imune aktivizohen nga rrezet e diellit, ndërsa fotodermatiti i këtillë mund të shfaqet pas disa orësh apo ditësh pas ekspozimit të fortë në diell, transmeton Telegrafi.

Gjendjet e tjera të cilat konsiderohen alergji nga dielli janë:

 urtikaria solare (njolla të kuqe dhe sukrep në formë urtikarie që shfaqen 30 – 120 minuta pas ekspozimit në diell);

 prurigo aktinike – sëmundje kronike me kruajtje të forta në lëkurën e ekspozuar të shkaktuar me reaksionin jonormal ndaj dritës së diellit;

 reaksioni fotoalergjik – në këtë rast rrezet ultraviolete ndryshojnë strukturën kimike të ilaçeve apo të kozmetikës e cila aplikohet në lëkurë, ndërkaq personi ka reaksion ndaj substancës së re të ndryshuar.

Çfarë duhet të bëni nëse jeni alergjik ndaj diellit?

Siç theksojnë ekspertët, me skuqjen e lehtë polimorfike, simptomat shpesh zhduken pas rreth 10 ditësh. Sidoqoftë, është absolutisht e nevojshme të shmangni ekspozimin ndaj diellit, veçanërisht kur ai është më intensiv (afërsisht nga ora 10 deri në 16 pasdite).

Rekomandohet të vishni veshje që mbrojnë nga rrezatimi UV, si dhe kapele me strehë të gjerë.

Kremrat kundër diellit që mbrojnë nga rrezet UVA dhe UVB duhet të aplikohen çdo ditë në lëkurën e ekspozuar. Një mbrojtje e tillë kërkohet edhe nëse jashtë është me re.

Kremi duhet të aplikohet çdo dy orë dhe rekomandohet të bëhet më shpesh kur notoni ose djersiteni shumë.