Beatrix Ramosaj

Dalin fotot e Trixës duke u larguar nga Shqipëria, pasi u mërzit nga deklaratat në BBV

Beatrix Ramosaj është larguar nga Shqipëria. Shakaja e cila u bë brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka bërë që këngëtarja të presë biletën e avionit dhe të largohet. Ditën e djeshme Dosja.al raportoi për largimin e Trixës, ndoshta një udhëtim disa ditor, ndërsa sot faqja Vipat e Bllokut ka ndarë foton nga aeroporti.

Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte Donaldin duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij.

Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë.

Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura. Kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj.