Dafina Zeqiri tregon anën e mirë e të qenit e izoluar

Dafina Zeqiri thotë se edhe mbyllja në shtëpi e ka të mirën e saj.

Dafina Zeqiri si masë parandalimi nga prekja prej virusit vdekjeprurës COVID-19, ka mbyllur veten në shtëpi.

Ajo thotë se edhe izolimi e ka të mirën e saj, artistja më në fund mund të fokusohet në albumin e saj të ri që pritet të publikojë së shpejti.

Në fotografinë e publikuar ku Duffy shihet me dy qenushët e saj kishte shkruar “Ana e mirë e të qenët “e mbyllur” është që unë më në fund mund të fokusohem në veten dhe në albumin tim!”