këngëtarja

Dafina Zeqiri sërish ndërron stilin e flokëve

Dafina Zeqiri, kohëve të fundit ka eksperimentuar mjaft shumë me flokët e saj.

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka hedhur një fotografi në Instagram ku sërish vjen me stil të ri të flokëve.

Me flokë të bardha të shkurtëra, artistja Zeqiri ka mahnitur të gjithë ndërsa ky stil i shkon mjaft shumë asaj.

E natyrisht, se nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të saj duke i dhënë komplimente të ndryshme.

Dafina është duke punuar në projekte të reja muzikore e kjo dëshmohet edhe në foton e fundit të ndarë me ndjekësit pranë kompozitorit, Florent Boshnjaku.