Dafina Zeqiri përmallohet për këtë person: E urrej të ndahem nga ti (FOTO)

Dafina Zeqiri është duke punuar shumë dhe angazhimet e saj nuk kanë të ndalur.

Këngëtarja e njohur, prej vitesh ka ndarë jetën e saj në mes të Kosovës dhe Suedisë ku edhe jetojnë nëna dhe motra e saj.

Përmes një postimi që Dafina bëri së fundi ka treguar se për të është e vështirë që të qëndroj larg familjes së saj.

“E urrej të ndahem nga ti!! Çdo herë bëhet më e vështirë” ka shkruar Dafina përkrahë imazhet ku shihet së bashku me nënë e saj.