Dafina Zeqiri konfirmon lidhjen e dashurisë?

Dafina Zeqiri krahas karrierës së saj të suksesshme, është mjaft e përfolur edhe për jetën e saj personale.

Këngëtarja e njohur e cila prej vitesh në media është lidhur me emra të njohur të estradës, rrallë herë ka pranuar të ketë një të tillë.

Por, ditët e fundit në media po qarkullon lajmi se ajo ka filluar një romancë të re me Dj e saj personale, Dj Geek.

Këngëtarja i ka hedhur benzin kësaj pune edhe më shumë me postimin e fundit që bëri InstaStory.

Ajo postoj një fotografi ku shihet dorë për dore me një mashkull misterioz.

Se kush ia ka rrëmbyer zemrën artistes, mbetet të shihet.