këngëtarja

Dafina Zeqiri e promovon hapur “barin”, a do të arrestohet?

Dy ditë më parë, reperi Stresi është arrestuar me akuzën për trafik droge dhe krime kundër personit.

Stresi shumë herë është paraqitur publikisht me lëndë narkotike në rrjete sociale, ani pse kishte marrë kritika vazhdimisht nga ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, veprimin e njëjtë me të e bëri këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila publikoi në Instagram publikoi një fotografi me “joint” (cigare e marihuanës) në duar.

Këngëtarja nuk e kishte problem të veprojë në këtë mënyrë edhe pse në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ka afro 1 milion ndjekës, e prej tyre një numër i madh janë të mitur.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Dafina Zeqiri është “Kurgjo nuk kallxojna”.