Dafina Zeqiri vazhdon të jetë njëra prej këngëtarëve më aktive në muzikë dhe në rrjetet sociale.
Dafina ka publikuar tri video një pas një që i ka realizuar në TikTok, për gjendjen e saj emocionale.
Në videon e parë dhe të dytë të Dafinës bie në sy zinxhiri i saj në të cilin është i varur një “engjëll”.
Por, engjëlli është në formën e kryqit, gjë që simbolizon besimin në fe të krishtere.
Kujtojmë së disa këngëtarë/e në Kosovë e kanë ndërruar religjionin duke u bërë të krishtere, e një ndër to mund të jetë edhe Dafina Zeqiri që ndoshta do ta konfirmojë këtë gjë në të ardhmen në ndonjë intervistë për media.











