Dafina lanson “Vet e lype” me MC Kreshën

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka lansuar sonte këngën “Vet e lype” që është një bashkëpunim i saj me reperin MC Kresha

Këtë këngë këngëtarja e kishte paralajmëruar mbrëmë në rrjetet sociale.

“Vet e lype” është një këngë që potencon edhe të drejtat e grave, por që kënga është e gërshetuar edhe me tekstet e zakonshme të këngëve që shkruhen kohëve të fundit.

Ndryshe, kënga është pjesë e albumit të Dafinës, “Dafinë moj”, që Dafina e lansoi gjatë muajit të kaluar.