Dafina e Dj Geek shijojnë ditën ‘n’katund’

Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri, ka vendosur që ditën e sotme të mos e kalojë në ndonjë të zhurmshëm.

Ajo bashkë me të dashurin e saj Dj Geek, këtë ditë me diell zgjodhën ta kalojnë në një vend të qetë, bëhet fjalë për qytezën Horby të Suedisë.

“Vibin n’Katun”, ka shkruar Dafina në Instagram krahas disa fotografive ku shihet ajo e Dj Geek duke shijuar rrezet e diellit.

Kujtojmë se artistja para disa ditësh publikoi projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin Ellinell.