Daçiq thotë se Kosova është sfida më e madhe e Serbisë

Kosova është çështje e interesit në të lartë kombëtar, prioriteti ynë si dhe çështja më e madhe e sigurisë politike, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.

Ai, siç përcjell b92, ka thënë se ruajtja e interesave të Serbisë në Kosovë dhe lidhur me Kosovën dhe kjo mbetet detyre në të cilën veprojmë, por nuk do të heqim dorë nga përkushtimi i dialogut dhe kompromisit, që, tha, ai, është mënyra e vetme e gjetjes së zgjidhjes së qëndrueshme.

“Imponimi i zgjidhjes dhe politike dhe i aktit të kryer, pa marrë para sysh nga vjen, është recetë për dështim dhe për destabilitet të shtuar”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
Daçiq ka theksuar se për Serbinë është absolutisht e papranueshme aspirata e Kosovës që me ndryshimin dhe me zgjerimin e mandatit të FSK-së të fillojë transformimi në Forcat e Armatosura .

Sipas tij, Serbia gjatë kësaj periudhe ka avancuar marrëdhëniet bilateral me superfuqitë e botës.