Daçiq: Storiet e Tepic se Serbia po i blenë çnjohjet për Kosovën na bënë shumë dëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili edhe po udhëheq fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, ka thënë se politikania serbe, Marinika Tepic, i ka bërë shumë dëm Beogradit zyrtar kur ka folur rreth asaj se si Serbia po shpenzon miliona për blerjen e çnjohjeve për Kosovën.

Një gjë të tillë Dacic e ka thënë në një intervistë për Tv Happy, teksa ka folur për shtetet që pretendohet se kanë tërhequr njohjen për Kosovën .

Tepic në fund të dhjetorit në një konferencë për media kishte zbuluar se si Serbia po mbledh para nga biznesmen e tregtar armësh, me të cilat po blenë çnjohjet për Kosovën.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe nëse në emër të Sllobodan Teshicit, Dacic kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata, dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Dacicit, Nikolla Nedelkovic”, kishte deklaruar Tepic gjatë një konference për media.