Ai tha se vetëm atëherë kur janë “gati të heqin dorë nga Kosova, do të vendosen sanksione ndaj Rusisë”.
Ai theksoi se derisa nuk janë gati, atëherë s’do të vendosin sanksione ndaj shtetit rus.
“Si do ta mbrojmë Kosovën pa aleat? Sanksionet kundër Rusisë nuk e dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia i mbijetoi sanksioneve të Malit të Zi, do t’i mbijetonte edhe sanksioneve serbe”, shtoi ai.
Duhet përkujtuar që Serbia është ndër shtetet e pakta që nuk ka sanksionuar shtetin rus përkundër sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Ukrainës.







