Cunami

Cunami godet bregdetin italian

Një cunami ka ndodhur në ishullin Stromboli në Itali duke shkaktuar një valë cunami rreth një metër e gjysmë të lartë. Cunami u shkaktua nga një shkëputje e llavës së vullkanit. Alarmet ranë në ishull, por, sipas hetimeve të para nga Mbrojtja Civile, nuk raportohet për dëme.

Cunami ndodhi dje rreth orës 16:20, kur një shkëputje nga rrjedha e llavës së vullkanit Stromboli ka gjeneruar një valë cunami 1.5 metër.

“Në ishull sirenat hynë në veprim për të lajmëruar popullatën. Nga kontrollet e kryera nuk u raportua asnjë dëmtim në njerëz apo sende. Departamenti do të vazhdojë të ndjekë evoluimin e ngjarjes në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ingv”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes civile italiane. /a2news.al/