Daily Mail ka shkruar për një grup mafioz shqiptar që furnizon Britaninë me kokainë, anëtarët e të cilit kanë publikuar fotografi online me revole, para kesh dhe vetura të shtrenjta.

Mafia e njohur si “Hellbanianz”, që vepron në Barking, në lindje të Londrës, sipas medias britanike trafikon miliona euro drogë në Britani për secilin vit, shkruan Periskopi.

Por në vend se ta fshehin aktivitetin e tyre ilegal si të tjerat banda, grupi lavdërohet në rrjete sociale për pasurinë dhe armët që i posedon, duke i habitur rreth 100 mijë persona që e ndjekin.

Tre anëtarët kryesor të kësaj bande shqiptare ishin burgosur me 12 vite së bashku në vitin 2016, pas një operacioni policor, ku ishin kapur mbi 5 milionë euro drogë dhe një mitraloz.

Të njejtit grup, janë edhe reperë të cilët kohën e fundit kanë pasur ‘përleshje’ muzike me reperin Noizy dhe S4mm.