Një baba 56 vjeçar është kthyer në shtëpinë tij pasi mposhti Covid-19.
Marco Barbieri me profesion taksist tregon se ishte një beteje rraskapitëse, 40 ditët e kaluara në spital larg familjes së tij.
Simptomat e para atij i ishin shfaqur në muajin Mars dhe arriti ta mposht vetëm mbas 40 ditësh.

Përveç përqafimeve shumë prekëse me fëmijët e tij kthimi i tij në shtëpi është shoqëruar dhe me duatrokitjet e fqinjëve.
Videon që më pas u bë virale u postua nga e bija nga e bija në Facebook duke e shoqëruar me fjalët :
“Përsa kohë që nuk e provoni në lëkurën tuaj, nuk besoni se koronavirusi mund t’ju prek. Ky është babai im, një luftëtar’.







