Gruaja e legjendës

Corina Schumacher, mesazh për shëndetin e Michael

Legjenda e Formula 1, Michael Shumacher, sot mbushi 50-vjeç. Ish-piloti gjerman vijon prej 5 vitesh periudhën e riaftësimit pas aksidentit të rëndë që pësoi në alpet franceze.

Bashkëshortja e tij, Corina, ka mbajtur një qëndrim publik në Facebook, ku u ka kërkuar fansave të Michael që ta mirëkuptojnë për mbajtjen larg të mediave.

“Ai është në duart më të sigurta dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar. Ju kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë për një temë kaq delikate siç është shëndeti, diçka që e ka kërkuar gjithmonë edhe Michael.”

Qëndrimi rigoroz për të mos publikuar asnjë detaj që nga momenti i aksidentit i jep edhe më shumë rëndësi qëndrimit të bashkëshortes së Schumacher.

“Michael duhet të jetë krenar për gjithçka ka bërë, ne gjithashtu. Sukseset e tij do t’i kujtojmë me një publikim që do ta bëjmë këtë të enjte. Është një dhuratë e vogël për të gjithë ju. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju urojmë gëzuar vitin 2019!”