Conte thyen rekordin e parë te Interi

Antonio Conte ka vendosur një rekord duke u bërë trajneri i parë i Interit që arrin pesë fitore në pesë ndeshjet e para në Serie A.

Interi vazhdoi me serinë e mirë të rezultateve duke e mposhtur Lazion 1-0 në ‘San Siro’, me një gol të shënuar nga Danilo D’Ambrosio.

Me fitoren e së mërkurës, Interi vazhdon të qëndrojë mbi Juventusin në renditjen tabelare në Serie A, me 15 pikë të grumbulluara.

“Ka qenë e vështirë, një fitore shumë e rëndësishme kundër përballë një kundërshtari shumë të fortë”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes.

Kjo fitore, ishte një rekord për trajnerin italian që këtë verë mori drejtimin e Interit, duke zëvendësuar Luciano Spallettin.

loading…