Conte

Conte ka pranuar të bëhet trajner i Real Madridit

Italiani ka fituar titullin e ligës në Angli dhe Itali, dhe tani tenton ta bëjë të njëjtë gjë në Spanjë.

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka pranuar formalisht që të bëhet trajner i Real Madridit, sipas lajmeve të fundit, përcjellë Gazeta Express.

Gjiganti spanjoll pritet ta shkarkojë trajnerin aktual Julen Lopetegui, i cili nuk e ka filluar mirë stinorin e ti te parë në “Bernabeu”, pasi skuadra e tij i ka tri humbje në katër ndeshjet e fundit.

Conte është i papunë që prej se u largua nga Chelsea në këtë verë, pasi e fitoi Premierligën dhe FA Kupën në dy stinoret sa ishte trajner i klubit londinez.

Sipas Corriere dello Sport, strategu 49-vjeçar formalisht e ka pranuar punën e trajnerit në Real Madrid. Ai ka folur me drejtuesit e Realit dhe e ka shprehure dëshirën që ta marrë detyrën e Lopeteguit, i cili pritet të shkarkohet.