Conte dëshiron transferimin e Gareth Bale

Është duke u raportuar se Interi po tenton ta transferojë Gareth Balen nga Real Madridi në këtë afat kalimtar veror.

Sipas televizionit spanjoll, El Chiringuito TV, Antonio Conte ka kërkuar nga Beppe Marotta dhe drejtori Piero Ausilio që ta sjellin te Nerrazzurët uellsianin.

29-vjeçari u bë shumë i njohur për Interin, pasi u kishte shënuar het-trik në vitin 2010 me Tottenham Hostpurin, para se të transferohej për 100 milionë euro te Real Madridi tri vite më vonë.

Me rikthimin e Zinedine Zidanes, Bale nuk ka vend në Santiago Bernabeu, andaj me shumë gjasë do të shitet në verë për një shumë rreth 90 milionë euro.

Interi është duke planifikuar që në verë t’i bëjë disa lëvizje të mëdha për ta kënaqur ish-trajnerin e Juventusit, në mënyrë që të jenë më konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A.