konferencë

“Çohu” lanson platformën online për deklarim të pasurisë

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu” në një konferencë për media publikoi platformën online “Deklarimi i pasurisë” për zyrtarë të lartë publik.

Artan Demhasaj drejtor në “Çohu” theksoi se platforma ka për qëllim qasjen më të lehtë për identifikimin e deklarimit të pasurisë për zyrtarë të lartë publik.

“Kjo platformë mundëson identifikimin e rasteve të krijimit të pasurisë së paligjshme nga ana e zyrtarëve publik”, tha ai.

Në këtë platformë janë përfshirë 71 zyrtarë të lartë publik për verifikimin e pasurisë, ku bëjnë pjesë kryetarë të partive, deputetë, kryetarë komunash, etj.