Çmimi marramendës i fustanit të Nora Istrefit

Nora i kushton kujdes maksimal paraqitjeve publike.

Nora Istrefi Istrefi vazhdon të jetë ndër artistet që vishet më me stil në estradë.

Këngëtarja, së fundi ka publikuar një imazh, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të Alessandra Rich.

Sipas faqes “What they wearin”, çmimi i këtij fustani është hiç më pak se 3.650 euro, ndërsa vathët e saj kushtojnë 465 euro.

Kujtojmë se “Anna” është projekti i fundit muzikor nga Nora Istrefi, të cilin e solli në bashkëpunim me Gjikon.