Çmimi i Neymarit vitin e ardhshëm do të ulët
Super agjenti, Wagner Ribeiro ka thënë se çmimi i Neymari do të ulët vitin tjetër.
Barcelona gjatë tërë vërës është munduar ta transferojë braziliani, mirëpo afati kalimtar është mbyllur dhe kjo gjë ka dështuar.Mirëpo, Riberio beson që negociatat vitin tjetër do të jetë me të lehta.
“Në afatin tjetër do të jetë me ndryshe. Ata kanë paguar 222 milionë euro, mirëpo çdo një vit ulët çmimi për 20%. Me fjalë të tjera, vitin tjetër do të kushtoi 177.6 milionë euro”, deklaroi ai.