Çka po thonë për Bahtirin bashkëfshatarët e tij?

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i është futur garës për të parin e komunës për herë të tretë.

Ai ka publikuar një video ku flasin bashkëfshatarët e tij për punën që ka bërë Bahtiri dhe si e shohin si kryetar.

“Me shpalljen e kandidaturës së tij, ne e kemi ditë që Agimi do të jetë kryetar. Jo një mandat, por shumë mandate. Për arsye se e njohim karakterin, njohim autoritetin e tij dhe i njohim kontributet çfarë i ka dhënë gjatë kohërave, si i ri”, ka thënë Shaban Sahiti.

Kurse, Menderes Hajdari thotë se tashmë fshati i tyre i ka gjërat bazike për të jetuar, pa çka nuk i ka pasur më herët.

“Gushavci nuk ka pasë asgjë thuaja, me fjalë të plotë: asgjë. Me ardhjen e Agim Bahtirit ka ndryshuar çdo gjë. Ka ndryshuar infrastruktura, rrjeti elektrik, kanalizimi, çdo gjë”, tha ai.

Vet Bahtiri ka thënë se gjithmonë ka punuar me kujdes, duke vazhduar një rrugë të nisur nga paraardhësit e tij.

“Kurrë mos të koriti një traditë familjare që kanë krijuar paraardhësit e mi, por t’i bëj edhe më shumë krenarë”, ka shkruar ndër të tjera Bahtiri.

Ai ndjen veten të përmbushur pas fjalëve të bashkëfshatëve të tij.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Prej kur kam hyrë në politikë, gjithmonë kam pasë një gjë në mendje. Kurrë mos të koriti një traditë familjare që kanë krijuar paraardhësit e mi, por t’i bëj edhe më shumë krenarë. Mirëpo, familjarët nuk flasin, janë modestë. Megjithatë bashkëfshatarët e mi nga Gushavci, që për shumë vite s’kanë qenë në hartën e asnjë investimi e që jemi rritur bashkë paskan folur. Ata ma thonë të mirën e të keqen pa teklif. E sot, bash po ndihem i përmbushur.