Çka po planifikon Bali Muharremaj?

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka paralajmëruar se në këtë komunë janë duke u bërë gati për një plan të ri.

Ai ka treguar se janë duke punuar që hapësirat publike të marrin një pamje tjetër.

“Po bëhemi gati sërish për një plan të ri. Që pas një pune të përbashkët, të ecim krenar në qytetin dhe vendbanimin tonë. Do të punojmë që ambientin dhe hapësirat tona publike ti kemi me një imazh tjetër. Ku gjyshi e mbesa do të ecin në shetitoren e pastër dhe me një ambient krejtësisht frymëzues në secilën stinë të vitit. Do të prezentojmë një kulturë tjetër pune, e cila do të ndodhë kudo në territorin e Komunës së Suharekës. Ditët në vazhdim do të informoheni me aktivitetet ku qytetarët e Komunës së Suharekës kudo, do ta dëshmojnë se janë bashkë dhe do ta bëjnë historinë. Unë jam i pari që do ta filloj punën dhe i fundit që do të pushoj”, njoftoi ai.

No description available.