Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk i është përmbajtur marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në, me vendimin për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.
Në marrëveshjen për qeverisje LVV LDK është sqaruar edhe se si bëhet emërimi apo shkarkimi i ministrave apo zëvendës ministrave nga Qeveria Kurti.
Aty thuhet se anjë ministër nuk mund të shkarkrohet nga kryeministri pa u konsultuar me partnerin e koalicionit, këtë rast kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.
“Emërimi dhe shkarkimi i anëtarëve dhe i zyrtarëve/trupave të tjerë që emërohen dhe shkarkohen nga Qeveria: zëvëndës kryeministrat , ministrat, zëvendës ministrat i propozohen Kryeministrit nga kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit. Të njëjtit mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit, bazuar në një arsyetim që e pranon kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit. E njëjta vlen për të gjithë të emëruarit e tjerë nga Qeveria”, thuhet në marrëveshje.








