“Çka ka me qesh”, Labi tregon raportin që ka tani me Sabri Fejzullahun

Ditën e djeshme qarkulloi në medie lajmi se Labinot Tahiri dhe Sabri Fejzullahu kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Shkak kjo komenti i këngëtartit, Sabri Fejzullahut, në foton e Labit ku ky i fundit nuk hezitoi t’i përgjigjej.

“Çka ka me qesh këtu se po qesh ne çdo postim timin?? Kallxom te qeshi edhe un?”.

Krahas kësaj, Labi me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi se nuk janë prishur raportet me Sabriun.

Postimi i tij i plotë:

“Me zemer , pêr Sabrianon, që dua ti ndali zërat kinse jemi të përqarë, gjë që nuk egziston!

E meritonte, meriton dhe do ta meritojë edhe pas shumë viteve të ; çmohet, respektohet, nderohet e të vleresohet sa të egzistojë shteti e kombi ynë si figura më e këndshme e skenës sonē shqiptare.

Nuk kam lënë artist pa e nderu dhe pa e respektu, madje edhe kur ka pasur nevojë jam futur brenda thashetheme te estrades per me u ba zgjidhje, kēshtu jam dhe njihem gjate vite për veprat dhe mundin tim.

Sabriun, e nderova në qytetin tim me aq mundesi sa kisha, jo si institucion por per faktin që është IKONË SHQIPTARE, kur nuk kishte facebook e shume portale ne Kosovë, për veq televizioneve!

Pra du te them, që me axhin Sabri as nuk kam dhe as qē do të kemi ndonjeherë mosmarrveshje, por nganjeherë mendoj se; koha, vitet, karriera e bujshme 50 vjeqare e tij , dhe shumë arsye te jetes personale mund ta bejnë ose te na bejnë të dukemi sikurse po e nenqmojmë ndonje artist te ri.

Pa dyshim se Sabriano, mbetet njeri dhe artist i madh për shumë gjenarata dhe për mua.

Fundja, vazhdoj ti respektoj të gjithē aq sa meritojnē, por tē me “poshtrojnë” nuk lejoj as shtetin as qeveritë dhe as askend per faktin se secili kemi nje bagazh të veqant jetsorë.

I dashur Sabri Fejzullahu( 💎💎) të deshiroj shumë shëndet ty dhe zonjes Nehra dhe të gjithë familjes tende artistike se bashku me publikun tend te kahmotshëm e te rinjet.

Te do, Labi Kosovë e Shqipërisë”.