Çka i bind gjermanët për të investuar në Kosovë?

Mbi 50 ndërmarrës nga Gjermania po e zhvillojnë një vizitë në Kosovë për të parë mundësitë e investimit në vendin tonë.

Sipërmarrësja Sarna Rosner, ka folur për atë se çka i bind investitorët gjermanë për të investuar në Kosovë.

Rosner tha në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova se primare për ta është stabiliteti politik.

“Sigurisht, për neve primare është stabiliteti politik. Kosova mendoj se tash ka krijuar kushte për investitorë dhe ne jemi këtu për të krijuar këtë dialog, këtë bashkëpunim. Gjithsesi edhe me bizneset gjermane të cilat vetëm sa operojnë në Kosovë, t’i shohim mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi”.