Ngjarjet e Ditës

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Komuna e Rahovecit do të organizojë panair tre ditor, ku do të ekspozohen vetëm produkte vendore, me moton “100% Rahovec”. Bizneset prodhuese dhe përpunuese pjesëmarrëse në këtë panair, do të prezantojnë vetëm produkte vendore. (Rruga LAB-OIL deri te Bodrumi i Vjetër, Rahovec)

13:30
Komunës së Skenderajt dhe Ansamblit Kombëtarë të Këngëve e Valleve “SHOTA” shënojnë 26 vjetorin e sulmit të pare të forcave serbe mbi familjen Jashari me moton “Një përkujtim ndryshe”. Me këtë rast bëhen homazhe në kompleksin përkujtimorë “Adem Jashari”. (Kompleksi “Adem Jashari”, Prekaz)

14:30
Me rastin e 26 vjetorit të sulmit të parë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt dhe Ansamblit Kombëtarë të Këngëve e Valleve “SHOTA” shënojnë 26 vjetorin e sulmit të pare të forcave serbe mbi familjen Jashari me moton “Një përkujtim ndryshe”, ku do të mbahet koncert simbolik e shprehur mes këngëve dhe valleve. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj)