Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot.

– OJQ-ja “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur” me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, organizon konferencë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Dhunshme me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit publik në mbështetje të procesit të zbardhjes të fatit të personave të zhdukur. (Hotel Emerald, ora 9:30)

– Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren organizon ditën e dytë të punimeve të konferencës Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me rastin e Nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në mes AKB-së KEDS dhe KESCO. (Zyret e AKB-së, ora 11:00)

– Drejtoria e Shëndetësisënë Mitrovicë do të bëj përurimi i rëntgenit digjital. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ora 14:00)

– Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit “Kino nshehër”. (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)

loading…