City s’ka të ndalur
Manchester City është duke vazhduar me formën e lart në Premier Ligë.
Kampioni e mposhti sot në shtëpi Bournemouthin me rezultat prej 3 me 1.
Bernardo Silva shënoi golin e parë në minutën e 16 për t’i dhënë epërsinë Cityt. E mysafirët arritën të barazojnë shifrat një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë City shënoi edhe dy herë përmes Sterlingut dhe Gundoganit.
Në krye të tabelës City ka 38 pikë, pesë më tepër se ndjekësi i parë Liverpooli që nesër zhvillon derbin lokal kundër Evertonit. Kurse Bournemouthi mban vendin e nëntë me 20 pikë.