City në finale të FA Cup

Manchester City vazhdon të synojë katërpletën në këtë sezon.

Sot është kualifikuar në finale të FA Cup pas fitores prej 1 me 0 ndaj Brightonit.

Ishte Gabriel Jesus që shënoi golin e vetëm në këtë përballje kur po luhej minuta e katërt e takimit nga një asistim i Kevin De Bruyne.

City është në garë edhe për titull të Premier Ligës, për kupën EFL Cup, si dhe është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Tottenhamin.