Nënkryetarja e PDK-së

Çitaku: Aleatët kërkuan vetëm koordinim për dinarin, nëse Qeveria është kaq e vendosur pse e la Radoiçiqin të ikte?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar Qeverinë për moskoordinim me aleatët për çështjen e largimit nga përdorimi të dinarit serb në vend.

Çitaku tha në Frontal në T7 se aleatët kanë kërkuar vetëm që “zbatimit t’i paraprijë një fushatë vetëdijësuese”. Ajo u kthye ta kujtojë rastin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke shtruar pyetjen se “si e lanë Radoiçiqin të ikte”.

“Nëse janë kaq, ama bash kaq të vendosur në zbatimin e rregullit dhe ligjit, e shtrirjes së kushtetutshmërisë anë e kënd Republikës, si e lanë Radoiçiqin dhe dhjetëra kriminelë që bënë sulm terrorist në Kosovë, të largohen në dritë të diellit”, tha Çitaku.

“Ata u larguan pa therrë në këmbë”, tha nënkryetarja e PDK-së. “Është e qartë që i kanë lënë”.

VIDEO BONUS: Punëtorja teknike ankohet për rrogën e vogël: S’po kam me çka m’i mbajtë fëmijët