Cillessen pranë transferimit te Benfica

Portieri holandez ka kërkuar të largohet nga Barcelona.

Jasper Cillessen nuk është i lumtur me minutat që i janë dhënë në dispozicion nga Barcelona në këto vite dhe ka kërkuar të shkojë në një skuadër ku do të mund të luajë titullar.

Holandezi që i është bashkuar Barçës në verën e vitit 2016 nga Ajaxi, ka mbetur një rezervist i Marc Andre Ter Stegen, i cili ka qenë një prej portierëve më të mirë në Spanjë edhe këtë stinor.

Për Cillessen ka shumë oferta, por së fundmi është futur në garë edhe Benfica, e cila sipas medieve portugeze e ka bindur 29-vjeçarin për t’u transferuar në Lisbonë. E ardhmja e Cillessen do të vendoset sapo të përfundojë sezoni në Spanjë, por tashmë duket se ai ka gjetur destinacionin e tij të ri për ta vazhduar karrierën.