Çiljeta mohon ndarjen nga Albani

Një lajm që u publikua sot, e shqetësoi shumë.

“Çiljeta Xhilaga i jep fund bashkëjetesës 3 vjeçare me portierin e Paritzanit, detaji që zbuloi tradhëtinë” ka qenë titulli i një nga gazetave shqiptare.

Për këtë njoftim media, Çiljeta është nervozuar shumë dhe ka bërë një reagim në Instagram.

Ajo tha se nuk është ndarë nga i dashuri dhe se po ndodhi ajo gjë, do t’i njoftojë vet mediat dhe gazetartë.

“e dashura media qe sna late rehat te zgjohemi nga gjumi njeher rehat dhe tna shkoj dita mbare,do tju lutesha shum shifni grate dhe burrat e juaj familjet tuaja se duke u marre me jeten e te tjerve do tju ikin grat e juaja dhe burrat nga duart,un e kuptoj pjesen qe kur je personazh je ne qender te vemendjes per cdo gje dhe normalisht skeni si mbushni gazetat perdit por cdo gje e ka edhe nje limit ndaj do tju lutesha tna leni rehat boll u moret jo vidjo jo u ndan jo u pajtun jo u ndan jo u pajtun prap,sna kan ndar as vidjot e bera me qellime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgje kur te ndahemi nga I madh I Zot do tju lajmerojm vete.Dite te mbare te gjithave portaleve sot” janë fjalët e saj.